EMAIL : director@dinamo-sha.com | info@dinamo-sha.com

SERVICES AND CONDITIONS PROVIDED IN

  • Contemporany inte al marketing infrastructure
  • 15.000 square meters for vehicle and track parking
  • Safety and security by private security body
  • 24 hours water and energy supply
  • Daily cleaning of entire market
  • Coffe bars and restorants resorces
  • Public toalet services
  • 24 hours illumination of all capacities and storages in the market
Latest News
  • Njoftim per mediat dt 1 korrik 2014 Njoftim per mediat dt 1 korrik 2014
    nga Tregu Agroushqimor tek ish Uzina Dinamo Tirane

    Me keqardhje mesuam nga mediat per konkluzionet e mbledhjes se Taske Forces se Qarkut Tirane e cila padrejtesisht apo per qellime te klaneve te caktuara korruptive doli ne konkluzionin qe ne Tregun Agroushqimor te fruta - perimeve nuk plotesohen kushtet higjeno-sanitare te tregtimit.

    Deshirojme te bejme me dije opinionin public si dhe Prefektin e Tiranes Z. Vorbsi, qe tregu Agroushqimor I fruta Perimeve prane Uzina Dinamos, sot eshte trasformuar ne nje treg model te tregtimit te produkteve te fruta perimeve dhe te produkteve agroushqimore. Ne kete treg jane bere mbi 2 milion euro investime vetem keto dy vitet e fundit, jo vetem per rritjen e standarteve te tregtimit, por mbi te gjitha per krijimin e te gjitha kushteve dhe te infrastruktures se nevojshme per thithjen e te gjithe prodhimit vendas te fermereve privat si dhe te prodhimit te te gjithe baxhove te perpunimit te qumershtit, duke dhene nje kontribut te madh ne zhvillimin dhe fuqizimin e ketyre sektoreve te ekonomise ku jane te punesuar ne menyre direkte mbi 30.000 fermere dhe ne menyre indirekte mbi 300.000 fermere.

    Me tregun e Uzines Dinamo keta fermere kane te siguruar shitjen dhe vazhdimesine e riprodhimit te tyre, gje e cila I ka rritur besimin per te shtuar investimet ne bisneset e tyre modeste te perhapura ne te ghithe zonat rurale te Shqiperise.

    Sa me siper e ftojme Prefektit te Qarkut Tirane, Z. Vorbsi qe te vije prane tregut Agroushqimor te Uzines Dinamo dhe te verifikoj vete keto kushte shume te mira te tregtimit ne kete treg. Gjithashtu i kerkojme dhe Z. Enno Bozdo, Nenkryetar i Bashkise Tirane, qe mos te beje deklarata duke u bazuar ne informacione te rreme lidhur me kushtet e tregtimit ne tregun e fruta perimeve prane ish Uzina Dinamo si ne rastin e cianuarit ku dha nje alarm fals per popullsine, por i lutemi te vije dhe te verifikoje situaten ne kete treg. Tregu Agroushqimor i fruta-perimeve prane ish Uzina Dinamo derdh ne arken e Bashkise Tirane miliona leke ne formen e taksave e tatimeve vendore nga mbi 500 bisnese qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne kete treg dhe ka te punesuar mbi 5.000 punonjes ne menyre te drejtperdrejte, duke dhene nje kontribut modest jo vetem ne plotesimin e nevojave te qytetareve te Tiranes per fruta-perime te fresketa dhe me cmime te uleta, por dhe ne zbutjen e problemeve sociale ne kete kohe krize qe po kalon ekonomia jone.

    Ju Faleminderit!
  • Client Services


Tregu Agroushqimor Dinamo

Rruga Ferit XHAJKO,TIRANE - ALBANIA
Tel-Fax: 00355 4 248 210 | Mob:00355 (0) 68 2052890 | 00355 (0) 68 4082482
www: dinamo-sha.com | email: mekanika@dinamo-sha.com Powered by WPP